Në Korçë numri i të moshuarve të vetmuar në rritje, qendrat ditore nuk i përballojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2015, 08:09
Të moshuarit në Korçë e kanë thyer vetminë në ditën e tyre duke kënduar serenataNë qytetin e Korçës, shumë familje jetojnë në emigracion, e për këtë arsye numri i të moshuarve të vetmuar është rritur.Ndonëse në qytet ka tri qendra për trajtimin ditor të moshës së tretë, nuk kanë kapacitetet për të përballuar numrin në rritje të të moshuarve për përkujdesje.Drejtorja ekzkutive e Viles Kenedi, Merlin Van De Voorde: “Fundja fundit ata janë të harruar aty. Këto që rrinë në këmbë e shkojnë në qendrat ditore, që quhen qëndra ditore por që pijnë kafe, kurse ata që rrinë në shtëpi vetëm janë keq”.Ndërkaq janë shumë të moshauar të tjerë që nuk përballojnë dot tarifën mujore që duhet paguar në qendrat e posaçme.