Elbasan, sekuestrohen 100 kg kanabis, arrestohet babai me dy djemtë

Rreth 100 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar në Elbasan në kuadër të operacionit të koduar “Graceni”, ndërsa në pranga janë vënë babai dhe dy djem si posedues të lëndës narkotike.Si  rezultat  i  kontrollit   të   ushtruar  në  fshatin  Gracen  Elbasan,  në  banesën  e  shtetasit  Vathar  Çeka,  grupi  hetimor  ka  gjetur dhe   ka  sekuestruar :

  • 100  kg    lëndë  narkotike  të dyshuara si Canabis Sativa.
  • 50  bimë   narkotike     që  ishin  në  proçes  tharje
  • 2  telefona  celularë,  peshore  dhe  sende  të  tjera  që   shërbenin  për  kultivimin   e  bimëve  narkotike.
Policia arrestoi Vathar   Çeka,  50 vjeç, së bashku me dy djemtë e tij Nuredin  dhe Ektor Çeka,     22 dhe 20 vjeç banues   në   fshatin  Gracen  Elbasan.Këta   shtetas,  në  bashkëpunim   me  njëri- tjetrin  bënin  kultivimin e bimës narkotike Cannabis Sativa dhe më pas e tregëtonin  me shumicë  në  qytetin e  Elbasanit  dhe  të  Tiranës.Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale  “Prodhimi  dhe  shitja  e  narkotikëve”  dhe    “Kultivimi i bimëve narkotike”gracen  4 GRACEN  8 gracen  5 gracen  2 gracen  3 gracen  1