Afera e CEZ, milionat e lekëve që përfituan kompanitë
Përmes një postimi në facebook kryetari i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe bën publike shifrat që 9 kompanitë kanë përfituar për vetëm pak muaj nga afera CEZ.Për këtë çështje Braçe bën përgjegjës Sali Berishën:Ja postimi ne facebook “E gjithë “afera CEZ” është konsumuar nën qeverinë “Berisha” dhe ka një përgjegjës, Sali Berishën.Urdheroni, shiheni kete dokument:Janë paratë e kompanivë të mvledhjes së borxhit të keq të kompanisë CEZ.Ne fund te vitit 2011, CEZ mbylli maredhenien me kompanine DIA;I gjithe biznesi i DIA u transferua ne bllok ne 9 kompani me pronare kliente te zyren shteterore e private te Sali Berishes, kliente te ish-ministrit te tij, kliente te asaj Qeverie si pronare mediash;Nje nga te nente motrat, CE2 Services, e krijuar me 15.03.2012 dhe e kontraktuar vec kater dite me pas, mori dhe super biznesin e mbledhjes se parave ne institucione publike, si dhe kompanite shteterore, Albpetrol e para ne radhe, ujesjellesat etj;Perfitimi i kesaj kompanie ne kontrate caktohet 32% per principalin dhe 50% per kamatvonesat;Per te nente motrat, me kontrate, ju jepet i njejti perfitim dhe e drejta per to per t’i prere energjine elektrike institucioneve shteterore dhe familjeve te shqiptareve.Nga te gjitha perfitimet;Të gjitha kompanitë morën 558.8 milion lekë.Vetëm CE2 Services mori 249 milion lekë.Një tjetër CE2 mori 76.1 milion lekë.Të dyja bashkë morën 325 milion lekë, vetëm këto të dyja.Qe te kuptoni se si u transferua biznesi, po ju them se;Nese ne dy vite DIA mori nga CEZ 649 milion leke, tete nder 9-te kompanite moren 558.8 milion leke, ne vetem pak muaj.Krijimi i ketyre 9 kompanive u pasua nga vendimi i ERE per te ulur cmimin e energjise qe KESH i shiste CEZ, favori me i madh ne 4 vite, shoqeruar me favorin tjeter, nivelin e borxhit te keq, praktikisht riformatim i tregut te borxhit per nente motrat!!Per cdo shqiptar qe ka degjuar Sali Berishes te sulmoje aksionin e qendrueshem te mbledhjes se detyrimeve nga faturat e energjise, dua te them:Gjate gjithe viteve 2010, 2011, 2012, 10 kompani te Sali Berishes ju kane marre 100 leke, nga te cilat deri 50 leke si perfitim per vete, vec 50 leke per kompanine qe falimentoi!!Ky eshte Sali Berisha dhe Prokuroria ka detyre ta hetoje”,
CEZ