Gjendet arma e vrasjes së dyfishtë, 10 mijë € për kapjen e autorëve

Policia e Tiranës gjeti paraditen e sotme njërën prej armëve me të cilën u krye atentati mbrëmjen e 1 tetorit 2015, në Tiranë që u mori jetën dy personave, ndërsa mbeti i plagosur një 40 vjeçar.Policia ka dyshime se në atentat është përdorur edhe një armë tjetër, kjo për faktin se në vendin e ngjarjes janë gjetur 23 gëzhoja fishekësh automatiku dhe 6 gëzhoja fishekësh pistolete.Ç'ka do të thotë se ndaj automjetit ku udhëtonin dy viktimat dhe personi që mbeti i plagosur është qëlluar me 29 plumba dhe se bëhet fjalë për të paktën dy autorë.Polumbarët  dhe forcat e policisë kanë gjetur armën me të cilin dyshohet se u krye krimi mbrëmjen e djeshme. Arma tip automatik u gjet në afërsi të vendit të ngjarjes, në lumin e Lanës tek ish-Ekspozita.Arma tip kallashnikov do t'i nënshtrohet ekspertizës- Burimet policore thanë se dëshmitarët kanë rrëfyer se kanë parë autorët të hidhnin në lumin "Lana" armët dhe më pas ishin larguar.Ndërkaq nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë, ku u ekzekutuan 23 vjeçari Kevin Rugova dhe 30 vjeçarja Aurora Oksian, ndërsa u plagos 40 vjeçari Elvis Gaçaj, që dyshohet të ketë qenë shënjestra e këtij atentati për shkak të së kaluarës së tij kriminale.10 mijë euro shpërblim - Policia e Tiranës ka vënë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që mund të japë informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve e që mund ta përcjellë atë në numrin 0694115502.Objektivi i atentatit Elvis Gacaj - Ka dyshime se 40-vjecari Elvis Gaçaj ishte objektivi i atentatit.  Elvis Gaçaj, i cili ka marrë plagë në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën rezulton person me precedentë të mëparshëm për një sërë veprash penale të dokumentuara si: "Vrasje","Grabitje", si edhe përfshirje në trafik droge.Ndërkohë ai është dënuar edhe për një plagosje në vitin 2008. Ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është kryer një tjetër tentative vrasjeje, ku në makinën e 40 vjecarit ishte vendosur një sasi tritoli.Sipas policisë dy viktimat, Kevin Rugova dhe Aurora Oksian nuk kanë precedent penal.Pistat ku janë përqëndruar hetimet- Dy janë pistat ku janë përqendruar hetimet janë: larje hesapesh për trafik droge apo dhe hakmarrje për një vrasje të kryer nga Gaçaj në vitin 1992.Ndërkaq nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë në banesën e viktimës Kevin Rugova 23 vjeç, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokainë.Policia ka shoqëruar disa persona, banues në zonën ku ndodhi atentati dhe ka marrë dëshminë e tyre në përpjekje për të zbardhur atentatin.Po ashtu polumbarët vijojnë ende kërkimet për një armë tjetër tip pistoletë, pasi burimet nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se krimi është kryer me dy armë.Policia tha se trupi i Kevin Rugovës u gjet jashtë automjetit i shtrirë përtokë, ndërsa viktima e dytë ishte pasagjere në sediljen e parë në automjet.Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një sasi gëzhojash që janë qëlluar nga një armë automatik kallashnikov.Policia ende nuk ka identifikuar autorët e krimit, ndërsa është fokusuar tek e shkuara e të plagosurit Elvis Gaçaj për të zbardhur motivet e vrasjes së dyfishtë.Në banesën e Kevin Rugovës i gjet sasi e vogël kokaine-  "Nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë në banesën e shtetasit  Kevin Rugova, 23 vjeç, i cili mbeti i vrarë, ju gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës material një sasi e vogël kokainë" informon  policia[caption id="attachment_591127" align="alignnone" width="566"]elvis gacaj Ne foto: Elvis Gacaj, i plagosuri[/caption][caption id="attachment_591129" align="alignnone" width="653"]kevin rugova Ne foto: Kevin Rugova, viktima[/caption][caption id="attachment_591128" align="alignnone" width="597"]urora Oskian Ne foto: Aurora Oskian,viktima[/caption][caption id="attachment_590898" align="alignnone" width="640"]arme Ne foto: Arma e gjetur ne lumin Lane[/caption][caption id="attachment_590896" align="alignnone" width="640"]gsdg Ne foto: Arma e gjetur ne lumin Lane[/caption][caption id="attachment_590897" align="alignnone" width="640"]34 Ne foto: Polumbaret ne kerkim te armes ne lumin Lane[/caption][caption id="attachment_590895" align="alignnone" width="640"]24 Ne foto: Polumbaret ne kerkim te armes ne lumin Lane[/caption][caption id="attachment_590899" align="alignnone" width="640"]3 Ne foto: Polumbaret ne kerkim te armes ne lumin Lane[/caption][caption id="attachment_590831" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_590832" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_590833" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_590834" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_590835" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_590844" align="alignnone" width="640"]makina Ne foto: Makina ne te cilen ndodheshin viktimat[/caption]