Plagoset me një plumb qorr 35 vjeçarja
Nje 35 vjecare ka mberritur e plagosur me arme zjarri mbremjen e se enjtes ne spitalin rajonal te Shkodres. Shtetesja Mire Pylla nga Laçi i Vau-Dejesit ka qene ne banesen e saj ku eshte goditur nga nje plumb qorr.Familjaret pasi kane pare 35 vjecaren te rrezuar pertoke dhe me gjak kane shpejtuar ta dergojne ne spitalin e Shkodres. Ajo eshte futur me urgjence ne sallen e operacionit duke i hequr plumbin qe e kishte prekur ne pjesen e kraherorit.Sipas bluzave te bardha ajo ndodhet jashte rrezikut per jeten, nderkohe qe policia e njoftuar per ngjarjen ka nisur menjehere hetimet. Fillimisht eshte dyshuar per konflikt brenda familjes, por pas marrjes ne pyetje te te afermve dhe kqyrjes se vendit te ngjarjes, blute e Shkodres kane arritur ne perfundimin se ka qene plumbi qorr qe ka goditur shtetasen Pylla.Per policine mbetet e veshtire gjetja e trajektores nga ka ardhur goditja, ndersa prova e vetme hetimore eshte plumbi i hequr nga trupi i te plagosures.[caption id="attachment_590877" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Spitali ku ndodhet i plagosuri[/caption]