Lokomotiva – Skënderbeu, thirrje raciste në Moskë: "Vritini shqiptarët"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2015, 21:56
Ajo që ka ndodhur gjatë ndeshjes Lokomotiva e Moskës- Skënderbeu, nuk ka asnjë lidhje me futbollin europian dhe me politikat e UEFA-s kundër racizmit.Rusët kanë bërë skandal duke thirrur, “Vritini shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi”.Skandali ka ardhur kur në pjesën e parë tifozët vendas nuk i mbajtën nervat kur panë flamurin shqiptar të valëvitej , pas portës së tyre.Marko Radas, qendërmbrojtësi kroat, që luan futboll prej vitesh në Shqipëri me Skënderbeun duke kuptuar thirrjet ka kërkuar ndalimin e lojës nga arbitri kryesor.Ndeshja që u fitua nga rusët 2-0, doli tërësisht në plan të dytë. Uefa duhet ta hetoj me kujdesin më të madh këtë ndeshje, që vjen vetëm një javë para ndeshjes më delikate në Europë, Shqipëri – Serbi./oranews.tv/