Kastriot Islami flet për lojën e Metës me votimin për hetimin e "CEZ"
Loja e Metës me votimin per Hetimin Nderkombetar per ceshtjen e CEZ.Meta beri sikur votoi vete PRO nderkohe qe i dha urdher grupit te tij te ABSTENONIN sepse keshtu vendimi do te rrezohej...****Mediat mjerane te sponsorizuara me parate e “oligarkise, banditizmit dhe krimit” po perpiqen te krijojne e idene se disa deputete te opozites munguan ne votim sepse ishin kunder hetimit nderkombetar dhe nese do te kishin marre pjese rezultati mund te kishte qene ndryshe. Kjo eshte nje analize e pasakte dhe voluntariste.Lojen e ka bere Meta per te krijuar idene se ai vete ishte ne favor te Hetimit Nderkombetar dhe keshtu ai eshte nje Politikan qe e mban fjalen. Nese kjo do te ishte e vertete atehere ai do te kishte marre vendimin politik qe jo vetem ai dhe ndonje tjeter te votonin PRO por i gjithe grupi te votonte PRO.Ne fakt loja e Metes lidhet me faktin qe 10 deputete te tij kane ABSTENUAR dhe 1 deputet i tij ka votuar KUNDER (Spartak Braho).Nderkohe nga PD kane munguar vetem 5 deputete dhe 2 deputete nga PR, pra nga opozita kane munguar 7 deputete.Nese te gjithe keto 7 deputete te opozites do te kishin ardhur ne votim rezultati do te kishte arritur 57 PRO dhe 54 KUNDER. Por kjo do te ndodhte vetem me supozimin qe Meta do te donte qe ky vendim te merrej.Nese kjo do te ishte e vertete atehere do te mjaftonte, qe edhe pa ardhur per te votuar 7 deputetet e opozites, Meta te merrte vendim qe 10 deputetet qe ABSTENUAN te votonin PRO.Meqe Meta duket ka qene i vendosur per te bere lojen qe beri, edhe sikur te vinin 7 deputetet e opozites, ai do te mjaftonte ti thoshte vetem 4 deputeteve te tij ne vend qe te ABSTENONIN ti thoshte te votonin PRO.Duhet patur parasysh se ne kete votim kane MUNGUAR edhe 5 deputete te PS dhe nese keta do te vinin te votonin KUNDER, nuk do te duheshin te votonin PRO as 4 deputetet e LSI.Berisha e ka kuptuar kete loje te Metes dhe prandaj nuk mori pjese ne votim. Te njejtin kuptim ka pasur edhe Basha…Perfundmisht kjo ishte nje loje e Metes por lehtesisht e kuptueshme nga njerzit me inteligjence minimale..nderkohe qe perpjekjet e medias mjerane te Rames per ta hedhur topin ne fushen e opozites jane te mjera, mediokre dhe naive…duke tentuar ti konsiderojne qytetaret budallenj...Shenim: Ky reagim i deputetit demokrat Kastriot Islami, u postua në profilin e tij ne facebook pak kohë pasi ndonëse e rrudhur në votat e saj, mazhoranca rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të futur në punimet e Kuvendit me proçedurë të përshpejtuar projektligjin për hetimin ndërkombëtar të cështjes së ÇEZ.54 vota kundër, 50 pro dhe 12 abstenim, ishte rezultati i votimit që nisma ligjore e demokratëve të ndjek proçedurën normale për diskutim dhe votim në parlament/1 tetor 2015/