U premtonte lirinë nga burgu në këmbim të parave, arrestohet 29 vjeçarja

Një 29 vjeçare u arrestua nga Seksioni për Korrupsionin pasi merrte rryshfet në këmbim të premtimit të dhënies së lirisë për personat që vuajnë dënim.Sipas policisë Amarilda Leka, 29 vjeç, banuese në Tiranë dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga të afërm të personave të ndryshëm të cilët vuajnë dënimin nëpër institucione të ekzekutimit të vendimeve penale me pretendimin se ajo do tju ofronte ndihmë duke ndikuar në funksionarë të lartë të drejtësië me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi i vuatjes së dënimit.