Festohet 85 vjetori i Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite

85 vjetori i Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite u festua edhe në Tiranë.Për të celebruar këtë ditë, Ambasada e Arabisë Saudite në vendin tonë organizoi një pritje ku morën pjesë personalitete të larta të politikës, ambasadorë, përfaqësues të jetës ekonomike dhe medias.Në fjalën e rastit, ambasadori i Arabisë, Talat Salem Radëan, u ndal te marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.