E lindur në Belgjikë, 4 vjeçarja s'pajiset dot me çertifikatë

Është 5 vjeçe por nuk figuron në asnjë vend si shtetase shqiptare.Historia e vogëlushes nis që në barkun e nënës, që dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti në Kosovë.Në kushtet e dhunës sistematike, nëna e Ejona Jerlias shkon në Belgjikë ku lind vogëlushen.Por pasi nuk mundi të përfitonte azil arratiset nga kampi për t'u kthyer në vendlindje në Durrës, bashkë me dy fëmijët, djalin në atë kohë 6 vjec dhe vajzën vetëm disa muajshe.Lumturie Balla, gjyshja e vogëlushes, rrëfen se prej 4 vjetësh sorollatet nëpër insitucione për ta regjistruar.Lumturie Balla, Gjyshja e Ejonës: Kam shkuar në Ministrinë e Jashtme, me komplet dosjen e vajzës. Kërkoj çertifikatën e fëmijës dhe më kanë thënë se nuk mund të regjistrohet në shtetin shqiptar pa pasur çertifikatë lindje nga Belgjika.Gjyshja e të miturës tregon se mbesa e saj nuk mund të rregjistrohet në kopësht.Lumturie Balla, Gjyshja e Ejonës: Nuk ka të drejtë të drejtë as të regjistrohet as në kopësht, as të bëjë vizitë në shtet. Vetëm vaksinat i kemi ndjekur.Zyra e gjendjes civile në Durrës, për ta regjistruar 5 vjecaren, kërkojnë certifikatën e lindjes në Belgjikë, por nëna e saj, e cila nga shqetësimet është shtruar  prej dy javësh në spitalin psikiatrik, nuk mund të udhëtojë në shtetin belg sepse ka urdhër të mos shkelë për 5 vjet.234 12 45 34 23/Oranews.tv/