Mandati i OSBE, Bushati-Zannier: Bashkëpunim më të strukturuar
Në mesin e debatit për tkurrjen e mandatit të OSBE- në Shqipëri, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar në Nju Jork me Sekretari i Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier.Sipas njoftimit të minsitrisë së jashtme, Bushati dhe Zannier kanë shprehur nevojën për një bashkëpunim më të strukturuar mes Shqipërisë dhe organizatës duke rivlerësuar prioritetet e Pranisë së OSBE-së në Tiranë për të rritur efikasitetin e veprimtarisë së organizatës në vendin tonë, në funksion të përballimit të sfidave më të cilat përballet Shqipëria.Po ashtu Ministri Bushati dhe Zannier diskutuan për zhvillimet më të fundit dhe rolin që mund të luajë organizata në funksion të adresimit të një sërë çështjesh të rëndësishme të sigurisë.Gjatë qendrimit në Nju Jork, ku po ndjek punimet e asamblesë së OKB-së, ministri i jashtëm u takua edhe me Frans Timmermans, Zëvendës President i parë i Komisionit Evropian, me të cilin diskutoi për perspektivën integruese të shqipërisë. Mësohet se në takim Timmermans ka këruar vijimin e kursit të reformave shtet-ndërtuese duke nënvizuar rëndësinë që ka reforma në drejtësi për avancimin e shqipërisë në rrugëtimin evropian.