Obama: SHBA-ja e gatshme të punojë me Rusinë e Iranin në Siri

Presidenti Barack Obama ka thënë që Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të punojnë me çdo komb, përfshi dhe Rusinë e Iranin, për të zgjidhur konfliktin në Siri.Ai tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork se kompromisi është thelbësor për t’i dhënë fund luftës së gjatë civile.Obama dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që është aleat kyç i Sirisë, do të zhvillojnë bisedime të rralla më vonë këtë javë.Në fjalën e tij, Obama e quajti presidentin Assad një “tiran”, i cili ka lëshuar bomba drejt fëmijëve.“Stabiliteti mund të vendoset kur populli i Sirisë të arrijë një marrëveshje për të jetuar në paqe,” tha Obama.“SHBA-ja është e gatshme të punojë me çdo komb, përfshi Rusinë dhe Iranin, për të zgjidhur konfliktin. Por duhet t’i lëmë mënjanë gjakderdhjet”.