Tifozët e Vllaznisë në protestë, kërkojnë dorëheqjen e stafit drejtues: Ikni hajduta!
“Vllazni”! “Vllazni”!” Kalamishi, Grima IK”! “Ikni hajdutët e Vllaznisë!”Me këto thirrje tifozët e Vllaznisë zbarkuan në sheshin përpara Bashkisë, në protestën e lajmëruar kundër gjendjes së rëndë që po kalon ekipi shkodran.“Me zemër dhe gjak kuqeblu”, ata nuk pajtohen me këtë situatë që po kalon Vllaznia dhe i kërkojnë bashkisë Shkoder si presidente e skuadrës, të reagojë duke shkarkuar fillimisht stafin drejtues dhe më pas gjetjen e një presidenti serioz.Për 30 minuta me pankarta në duar, nën thirrjet dhe këngët kushtuar Vllaznisë, ata jo vetëm kanë protestuar, por edhe kanë rënditur pikat që i kërkojnë drejtuesve të Bashkisë të zgjidhin si më emergjentet.“Vllaznit Ultras” të njohur ndryshe si tifozeria e zjarrtë e Vllaznisë, por edhe ata që kanë një jetë që e ndjekin skuadrën shkodrane kanë paralajmëruar vijimin e këtyre protestave deri sa ekipi ta kalojë këtë faze emergjence.E gjithë protesta e tyre nuk shënoi asnjë incident, ndërsa u ruajt nga forcat e policisë të cilat ishin lajmëruar më herët për protestën.Aktualisht pas 5 javësh kampionat, Vllaznia rënditet në fundin e tabelës së klasifikimit me zero pikë.Një ditë më parë pas humbjes së pestë dhanë dorëheqjen trajneri Luan Zmijani dhe 2 ndihmësit e tij.



