Zbardhet përplasja e mbrëmshme, policia shkëmbeu zjarr me grabitësit, 1 i plagosur

Tre persona, anëtarë të një grupi të rrezikshëm kriminal që vepronte brenda dhe jashtë vendit kanë shkëmbyer zjarr me policinë e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në orët e natës të së hënës (28 shtator) pranë fshatit Sherishtë.Efektivët e policisë rrugore pasi kanë parë dy automjete të ndryshme që udhëtonin me shpejtësi, i kanë bërë shenjë të ndalonin, por janë përballur me të shtëna armësh.Policia është vënë në ndjekje të dy automjeteve nëpër rrugët e qytetit, derisa ka bllokuar dhe arrestuar shtetasit Ilir  Birçaj, Vasil  Birçaj, dhe Martin Hitaj, i plagosur me armë zjarri në shpatull. Ndërsa personat e tjerë që udhëtonin në automjetin tip Land Rover, kanë lënë pas makinën dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në këmbë.Grupi kriminal ku bëjnë pjesë të arrestuarit ka kryer një sërë veprash penale si "Krime kundër personit" dhe "Trafikim narkotikësh". për akuzën e fundit, i plagosuri Martin Hitaj, rezulton i shpallur në kërkim nga shteti italian dhe i dënuar në mungesë me 6 vjet burg.Policia e Vlorës ka sekuestruar në dy makinat një arsenal armësh si edhe maska e doreza të zeza që dyshohet se do përdoreshin gjatë një grabitjeje, por pa specifikuar shënjestrën.Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së Martin Hitajt, i cili ka deklaruar në polici se është qëlluar në fshatin Kotë. Policia e Vlorës po punon  për identifikimin dhe kapjen e personave të larguar dhe po hetohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.Ngjarja ndodhi mbrëmë, 28 shtator-"Ditën e djeshme më datë 28.09.2015, rreth orës 23:00, Policia e Vlorës, gjatë një shërbimi për kontrollin e mjeteve dhe personave që lëvizin me armë zjarri dhe sende të kundërligjshme, të vendosura në dy pika kontrolli në vendin e quajtur Sherishtë, një nga grupet e shërbimit ka konstatuar dy automjete, një "Benz" me targë AA191HS dhe një "Land Rover" me targë VL1553D, të cilët po ecnin me shpejtësi në drejtim të tyre."Policia u qëllua 5 herë me automatik-"Shërbimi i Policisë ka dhënë sinjal për ndalimin e automjeteve por personat nuk i janë bindur urdhërit të Policisë.Në këto momente shoferi i mjetit "Land Rover" ka qëlluar 5 herë me Pistoletë  me qëllim për t’i smbrapsur forcat e Policisë.Shërbimet i janë kundërpërgjigjur me zjarr personave dhe janë vënë në ndjekje të tyre por për shkak të kushteve të vështira dhe errësirës, autorët janë larguar  me shpejtësi."Arrestohenn 3 persona-"Menjëherë, shërbimi ka komunikuar me efektivët e tjerë të vendosur në pikën tjetër të kontrollit e cila ka bërë të mundur ndalimin e të dy mjeteve që po lëviznin njëri pas tjetrit në drejtim të Vlorës. Personat e mjetit, Land Rover, kanë përfituar nga errësira duke ndryshuar drejtimin e rrugës dhe janë larguar menjëherë duke braktisur mjetin Land Rover. Shërbimet e Policisë kanë bllokuar menjëherë mjetin Benz, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 3 shtetasve të mësipërm, ku ka rezultuar që njeri prej tyre ishte i plagosur."Martin Hitaj ishte plagosur në fshatin Kotë-"I plagosuri me identitetin: Martin (Erton) Hitaj, pasi është pyetur ka deklaruar se është plagosur në fshatin Kotë, megjithatë Policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes pasi rezulton për shkaqe akoma të paqarta."Hitaj i denuar ne Itali me 6 vjet burg-Nga hetimet paraprake, 3 shtetasit e mësipërm rezultojnë persona me precedentë të lartë kriminal dhe anëtarë të një grupi kriminal brënda dhe jashtë vendit për vepra penale me tendencë si “Krime kundër personit” dhe “Trafikim narkotikësh”. Gjithashtu, shtetasi: Martin (Erton) Hitaj, rezulton person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 6 Vite Burg në shtetin Italian për “Trafikim Narkotikësh”.Pista kryesore grabitja-Pista kryesore e Policisë është përgatitja e grupit të mësipërm për kryerjen e një grabitjeje me armë zjarri dhe me maska për të fshehur identitetin e tyre.Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  • 2 armë zjarri Automatikë model 56’,
  • 4 krëhëra të mbushur me 100 fishekë model 56’,
  • 120 fishekë model 56’,
  • 18 fishekë armë gjahu të kalibrit 12 mm,
  • 5 fishekë të kalibrit 9 mm,
  • 3 maska pambuku të zeza,
  • 2 kapele sportive,
  • 1 jelek i verdhë fosforeshent,
  • 3 palë dorëza plastike
  • 2 palë dorëza pambuku të zeza,
  • 2 aparatë celularë (Nokia&Iphone),
  • 1 palë syze dielli,
  • Policia ka bllokuar dhe sekuestruar gjithashtu 3 automjete të cilat ndodheshin në vendin e ngjarjes (Land Rover - VL1553D, Benz - AA191HS, Mitsubishi - AA296AH).
Policia e Vlorës po punon  për identifikimin dhe kapjen e personave të larguar dhe po hetohet për sqarimin e plotë të rrethanave që do të jepen në orët në vazhdim.[caption id="attachment_588902" align="alignnone" width="640"]vlore gravitesit Ne foto: Tre te arrestuarit[/caption][caption id="attachment_588909" align="alignnone" width="640"]IMG-20150929-WA0018 Ne foto: Armet qe iu sekuestruan te arrestuarve[/caption][caption id="attachment_588908" align="alignnone" width="640"]IMG-20150929-WA0017 Ne foto: Armet dhe sendet qe iu sekuestruan te arrestuarve[/caption][caption id="attachment_588906" align="alignnone" width="640"]20150929_033226 Ne foto: Armet dhe sendet qe iu sekuestruan te arrestuarve[/caption][caption id="attachment_588905" align="alignnone" width="640"]20150929_064142 Ne foto: Makina qe iu sekuestrua te arrestuarve[/caption][caption id="attachment_588904" align="alignnone" width="640"]20150929_064010 Ne foto: Makina qe iu sekuestrua te arrestuarve[/caption][caption id="attachment_588903" align="alignnone" width="640"]20150929_063657 Ne foto: Makina qe iu sekuestrua te arrestuarve[/caption]