Parlamenti italian diskuton reformën për nënshtetësinë e fëmijëve të emigrantëve

Dhoma e deputetëve të parlamentit italian ka marrë këtë pasdite në diskutim reformën e re të nënshtetësisë italiane ndaj fëmijëve të emigrantëve. Kjo reformë parashikon ndryshimin e ligjit 91, miratuar më 5 shkurt të 1992.Relatorja e kësaj reforme përfaqësuesja e mazhorancës, deputetja e Partisë Demokratike, Marilena Fabbri, në fjalën e saj u shpreh se hartimi i tekstit të ri të lgjit të nënshtetësisë është bazuar në 25 amendamente të prezantuara në Komisionin e Ligjeve nga të gjitha forcat politike."Sot është një moment i rëndësishëm, tha ajo, sepse më në fund pas disa legjislaturash reforma e nënshtetësisë ka kaluar nga Komisioni i Ligjeve në Dhomën e deputetëve."Reforma e re e nënshtetësisë diskutohet prej 15 vitesh qysh më vitin 1994, pa mundur asnjëherë të mbërrijë në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese të Parlamentit italian.Për deputetët e qëndrës së majtë italiane, ndryshimi i këtij ligji është një domosdoshmëri e kërkuar nga ndryshimet sociale, demografike, kulturore e ekonomike të vendit.Aktualisht në Itali jetojnë e punojnë regullisht mbi 5 milionë nënshtetas të huaj.2 milionë e 600 prej tyre janë nënshtetëas të ardhur nga shtete europiane, 1 milionë nga vendet e Bashkimit Europian e pak më shumë se gjysma e tyre vijnë nga vende ekstra komunitare.Gjatë vitit 2014 rreth 130 mijë emigrantë, rezidentë në Itali kanë mundur të marrin nështetësinë italiane e 21 302 prej tyre janë emigrantë shqiptarë.Po gjatë vitit 2014 kanë lindur reth 75 mijë fëmijë emigrantësh e rreth 800 mijë janë nxënës që frekuentojnë sistemin shkollor italian, gjysma e të cilëve kanë lindur në Itali.Emigrnatët përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë italaine. Janë rreth 2 milionë e 400 mijë emigrantë të punësuar të rregullt e që prodhojnë rreth 123 miliardë, 8.8% të PBB në vend.Mbi 300 mijë emigrantë janë sipërmarrës të vegjël e të mesëm me rreth 45 miliard euro të ardhura të deklaruara. Mbi 30 mijë prejt tyre janë sipërmarrës shqiptarë.Emigrantët shqiptarë në ItaliSipas statistikave të ISTAT të azhornuara deri në fund të vitit 2014, në Itali jetojnë 490 483 emigrantë shqiptarë.Rreth 100 mijë emigrantë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane ose mbajnë të drejtën e dy nënshtetësisë.Komuniteti shqiptar rezident në Itali deri më vitin 2014 renditet në vendin e dytë për numër, me rreth 490 483 nënshtetas shqiptarë, 254 622 meshkuj e 235 861 femra.Deri më 31 dhjetor të 2014 popullsia italiane numëronte 60.795.612 banorë, 8.2% prej të cilëve, pra pak më shumë se 5 milionë janë qytetarë me nënshtetësi të huaj. Shqiptarët në Itali përbëjnë 9.8% të popullsisë së huaj në këtë vend.Sipas studimeve statistikore në krahasim me një vit më parë numri i shqiptarëve në Itali është reduktuar me rreth 1.1%. Pra përgjatë vitit 2014 në Itali janë regjistruar 5226 shqiptarë më pak se sa në vitin 2013.Ky reduktim lidhet ngushtë me rritjen e numrit të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë marrë nënshtetësinë italiane.Raporti i fundit statistikor i ISTAT vërteton se gjatë vitit 2014, 21 302 shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane.Gjatë vitit 2013 qenë rreth 15 mijë emigrantë shqiptarë që fituan të drejtën e nënshtetësisë italiane. Ndërsa më 2012 u bënë nënshtetas italianë rreth 10 mijë emigrantë shqiptarë.Afërsisht përllogaritet se në Itali aktualisht janë rezidentë rreth 100 mijë shqiptarë më nënshtetësi italiane apo dhe me dy nënshtetësitë shqiptare e italiane.Pra në çdo 100 shqiptarë në Itali, 3,8 prej tyre kanë marrë nënshtetësi italiane.Marrja e nënshtetësisë italiane momentalisht bazohet në ligjin N. 91 të 1991, i cili gjatë viteve ka pësuar modifikime të vazhdueshme. Rritja e numrit të shqiptarëve të cilët kanë narrë nënshtetësinë italiane lidhet me faktin e rezidencës prej më shumë se dy dekadash në Itali dhe plotësimin e kushteve të domosdoshme për zotërimin e saj.Numri i emigrantëve shqiptarë që fitojnë të drejtën e nënshtetësisë italiane është i destinuar të shtohet nga viti në vit dhe për shkak të reformës së të drejtës së nënshtetësisë që pritet të miratohet këtë vjeshtë në parlamentin italian.Reforma e re e NënshtetësisëReforma e re e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve parashikon të drejtën për të qënë italianë të gjithë fëmijëve të emigrantëve lindur në Itali ku njëri prej prindërve zotëron një leje qëndrimi me afat të gjatë kohor.Për fëmijët e emigrantëve që kanë mbërritur në Itali brenda moshës 12 vjecare, kjo reformë parashikon kushtin e frekuentimit të paktën 5 vjecarë në sistemin shkollor italian.Për fëmijët e emigrantëve që mbërrijnë në Itali brenda moshë 18 vjeçare ligji i ri i njeh të drejtën e nënshtetësisë vetëm pas vërtetimit të rezidencës së rregullt prej 6 vitesh në Itali e frekuentimin me sukses të paktën në një cikël shkollor në sistemin italian.Do të jenë prindërit e fëmijëve që do të prezantojnë kërkesën e së drejtës së njohjes së nënshtetësisë italaine me anë të nënshkrimit të një "deklarate dëshire". Në rast se ata nuk e bëjnë do të jenë fëmijët e tyre që pasi mbushin moshën mazhorene kanë dy vjet kohë për të prezantuar kërkesën për tu bërë nënshtetas italianë. Gjithashtu nëse fëmijët e emigrantëve janë bërë nënshtetas italianë me dëshirë e prindërve, në moshën mazhorene mund të heqin dorë nga kjo nënshtetësi.Nënshtetësia italiane e fëmijëve nuk garanton nënshtetësinë italiane për prindërit e tyre. Ky projektligj garanton një reformë në të drejtën e nënshtetësisë vetëm për fëmijët e emigrantëve ndërsa për prindërit e tyre vazhdon të jetë në fuqi ligji aktual që kërkon të paktën 10 vjet rezidencë të rregullt në Itali.