Kreu i VV: Shqiptarët nuk duhet t'i plotësojnë nevojat Serbisë
Indiferenca e Tiranës zyrtare në raport me marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë po nxit thjesht proceset integruese të Beogradit.Kështu ka deklaruar kreu i VV në studion e lajmeve në Ora News, duke shtuar se të gjitha marrëveshjet e Brukselit janë antikushtetuese.Visar Ymeri: Pozita armiqësore e Serbisë karshi Kosovës sot dhe e kaluara kriminale karshi shqiptarëve të Kosovës duhet të jetë faktor determinues i politikës së shqiptarëve karshi kësaj Serbie. Janë shqiptarët ata që nëse asgjë tjetër nuk duhet që të paktën t’ja plotësojnë këtë nevojë Serbisë duke pasur parasysh se për çfarë Serbie bëhet fjalë. Po të kishte qenë një Serbi tjetër, e cila e ka pasur një proces të denacifikimit të brendshëm, e cila nuk ka më aspirate hegjemoniste karshi nesh, madje do të kishte kuptim pajtimi me ta. Shqiptarët duhet të investojnë që të bëhen faktorë në Ballkan.Ajo që VV propozon në këtë situata është kjo:Visar Ymeri: Dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet, për shkak se është dialog edhe jo parimor, edhe i padrejtë edhe asimetrik. Në fakt është dialog përmes të cilit Kosova po përafrohet me Serbinë dhe si i tillë karakteri i dialogut edhe për shkak të këtyre jo parimësisë së tij edhe kushtëzimeve që vijnë nga Serbia, ky dialog duhet të ndërrojë formë dhe karakter.Kreu i VV tha se në Kosovë pritet të ndodhë ajo që ka ndodhur në Bosnje Hercegovinë./Oranews.tv/