ISIS vret italianin në Daka të Bangladeshit

Vritet në kryeqytetin Daka të Bangladeshit italiani 50 vjeçari Cesare Tavella, projekt menaxher në organizatën ndërkombëtare joqeveritare Icco Cooperation. Shteti Islamik Isis ka pranuar në Tëitter autorësinë e vrasjes, lajm i konfirmuar dhe media lokale Daily Star si dhe nga Rita Katz, kreu i Site Intelligence Group, insituti amerikan që merret monitorimin e aktivitetit xhihadist në botë.Italiani Cesare Tavella u ekzekutua nga njerëz të armatosur në bordin e një motori, ndërsa bënte jogging në lagjen diplomatike të Dakës, në Bangladesh.Ministria e Jashtme italiane ka konfermuar këtë vrasje ndërsa Ministri i Jashtëm Paolo Gentiloni i cili aktualisht gjëndet në Neë York për të marrë pjesë në Asamblenë e OKB, është shprehur se shërbimi i inteligjencës italiane po punon në bashkëpunim me shërbimin sekret vendas e atë ndërkombëtarë për të verifikuar vërtetësinë e vrasjes së italianit nga Shteti Islamik ISIS.Sipas autoriteteve vendase në Daka ka një prani të konsiderueshme të grupeve islamike e mënyra e ekzekutimit të italianit Cesare Tavella bën të konfirmosh se objekti i vrajses që pikërisht ai.Aktualisht italiani Cesare Tavella po punonte për një projekt të rëndësishëm ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë lokale dhe në atë të ushqimit.Ende janë të panjohura arsyet e vrasjes së italianit nga xhihadistët e shtetit islamik ISIS.Cesare Tavella ka mbërritur i vdekur në spitalin "United Hospitals" të Dakës, për shkak të plagëve të shumta në trup shkaktuar nga armë zjarri.