Kulla: Meta me të majtën apo të djathtën, në zgjedhjet e ardhshme Kryeministër

Trazimi i ujërave politike me rizgjimin e çështjes së ÇEZ nga analistët e politikës shihet si një manifestim politik për ti dhënë jetë një ekuilibri të ri.Sipas tyre PS-PD janë në kërkim të një formulë të re me anë të cilës duan ti paraqiten elektoratit në zgjedhjet e 2017.Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, shikon një frikë tek dy forcat e mëdha politike përballë një LSI dhe Ilir Mete në rritje, të cilat sipas tij e nxjerrin Kryeministër në zgjedhjet më të afërta, qofshin këto edhe të parakoshme.Kulla këtë shqetësim lexon edhe në radhët e ndërkombëtarëve, të cilët e kanë kuptuar sipas tij se me formulën aktuale formati PS-LSI mund të qëndrojë edhe 20 vjet në pushtet.Ndërsa Henri Çili shikon një lloj profilizimi të Lulzim Bashës për të krijuar një identitet, për të qenë ai negociatori, për të bërë ai lëshimet e duhura në raport me kontekstin e përgjithshëm sidomos në raport me ndërkombëtarët.Kulla dhe Çili në “ Tonight Ilva Tare”kulla ciliIlva Tare: "Çfarë po ndodh aktualisht në politikë, ka lëvizje të rëndësishme?Henri Çili: Po, ka lëvizje të rëndësishme dhe aspekti juridik në lidhje me çështjen e CEZ nuk është gjë tjetër veçse një manifestim i jashtëm i një fenomeni politik që lëviz underground madje që del gjithnjë e më shumë mbi sipërfaqe, për një ekuilibër të ri politik. Më shumë se sa për një ekuilibër për një formulë të re me anë të së cilës Edi Rama në zgjedhjet e 2017-s do donte t'i paraqitej popullit shqiptar në ballafaqimin më të afërt elektoral, shkak i të cilit është ai vetë ose që ka në dorë të shkaktojë vetë. Nga pikëpamja e opozitës , për shkak të ambicjes së vet dhe nën yshtjen e ndërkombëtarëve, duket një lloj profilizimi i Lulzim Bashës për të krijuar një identitet, për të qenë ai negociatori, për të bërë ai lëshimet e duhura në raport me kontekstin e përgjithshëm sidomos në raport me ndërkombëtarët".Ilva Tare:Po Kulla?Ilir Kulla: "Votat e shumta të Ilir Metës dhe rritja e tij e në 10 vjet, nga 2005 deri tani tregon që nëse vazhdohet me këtë skemë, në zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato të parakohshme apo jo, Ilir Meta është fituesi i zgjedhjeve dhe është Kryeministër. O me të majtën, o të djathtën është fitues i zgjedhjeve dhe do jetë Kryeministër. Kjo gjë vë në alarm opozitën sepse me këtë lloj formati PS-LSI e bëjnë këtë opozitë të qëndrojë edhe për 20 vjet të tjera në opozitë, jo me Lulzim Bashën e Sali Berishën, por edhe ata që janë tek forumi rinor i PD i bie që të rriten e të vazhdojnë të qëndrojnë në opozitë. Kjo shkakton shqetësim edhe në faktorin ndërkombëtar, që e kupton që me këtë lloj formule nuk ka ndonjëherë ndryshim pushteti. Por ka edhe ego që shohin që me forcimin e LSI-së dhe Ilir Metës, ndryshojnë edhe raportet brenda forcave të tyre politike, konkretisht edhe brenda PS-së, duke pasur parasysh që PS-ja e sotshme nuk është PS-ja e 10 viteve më parë dhe rilindasit e sotshëm të PS-së nuk e shohin këtë rritje të madhe të LSI-së që nuk e ka pritur kush, e aq më tepër që e presin në zgjedhjet e ardhshme duhen gjetur disa formula që nuk janë tashmë politike. Dhe kalohet në formulat e ngjashme me grusht shteti juridik, për t'ja hequr fuqinë politike një faktori politik. Këtë skenë e kemi parë njëherë në 2008-n kur u ndryshua Kushtetuta dhe Ilir Meta ishte i vetmi që hyri bashkë me një grup njerëzish .