Thaçi: Edhe Principata e Monakos dakord për Kosovën në UNESCO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2015, 08:09
Listës së shteteve që po e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO i është shtuar edhe Principata e Monakos.Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.“Po ecim përpara hap pas hapi. Sapo mora informatën që edhe Principata e Monakos e nënshkrou si kosponzore kërkesën e Kosovës për anëtarësi në UNESCO. Tani janë bërë 47 shtete që janë rreshtuar bashkë me neve në kërkesën që çështja e anëtarësisë sonë të shqyrtohet në Bordin Ekzekutiv gjatë javës së tretë të tetorit. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.