Siriani rrëfen dhunën nga grekët dhe mikëpritjen nga polici shqiptar
Një polic shqiptar do të ndryshonte jetën e Muhamedit, një refugjat sirian, i cili si shumë të tjerë ka udhëtuar rrezikshëm, me gomone, në këmbë, vapë dhe shi për të arritur në vendet perëndimore të Europës.Për shumë nga këta njerëz lufta nuk mbaron në kalimin e kufirit sirian, shpesh herë aty nis, pasi përballë kanë një rrugë të gjatë dhe barriera të tmerrshme.Në faqen “Humans of New Yourk”, në Facebook e cila publikon histori të emigrantëve të ndryshëm, Muhamed thotë se pas një peripecie të rrezikshme në Greqi, ka mbërritur nw kufirin me Shqipërinë, ku një polic shqiptar e ka strehuar në shtëpinë e tij.“Mos ki turp . Edhe unë kam jetuar në luftë. Ju tani jeni familja ime dhe kjo është shtëpia juaj”, i ka thënë ai.Mohamed thotë se polici shqiptar i ka blerë rroba, i ka dhënë ushqime dhe e ka mbajtur në shtëpinë e tij për shtatë ditë.Por deri në këtë moment, refugjati sirian ka kaluar shumë vuajtje, ku siç rrëfen ai, është trajtuar në mënyrë çnjerëzore nga policia greke.Mohamed thotë se është mbajtur në burg për tre ditë në ishullin Samothrance të Greqisë dhe janë fyer e keqtrajtuar gjatë gjithë kohës nga policët grekë sëbashku me disa shokë të tij.Pas një një muaji, Muhamed ka mbërritur në Austri, ku fatmirësisht ka gjetur mikpritje si në Shqipëri.Ai thotë se vuajtjen do ta kujtojw, por kurrë nuk do të harrojë ndihmën e policit shqiptar dhe të gjithë atyre që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e tij të vështirë.