Një tjetër viktimë për xhihad, familja nga Pogradeci e mori lajmin para një muaji

Një i ri rreth 20 vjeç, i quajtur Dorian Kuqo nga fshati Rrëmenj i Pogradecit ka mbetur i vrarë në Siri.I larguar prej afro nje viti nga familja, i riu pogradecar që njihej si një besimtar mysliman i devotshëm që në fëmijëri, pa lajmëruar askënd ka përfunduar në radhët e ISIS ku edhe ka humbur jetën.Lajmi për vdekjen e tij është mësuar reth një muaj më parë, kur i ati Meleq Kuqi ka vënë në dijeni edhe hoxhën e fshatit .Flet hoxha: S'ka xhihad pa lejen e prindërve, haram në KuranNdërsa në familjen Kuqi kanë mbyllur dyert dhe vazhdojnë jetesën e përditshme nën peshën e kësaj ngjarje tragjike, imami i fshatit Rrëmenj Hekuran Kasemllari tregon për të riun që e ka patur besimtar në xhami që prej fëmijërie dhe deri kohët e fundit kur u largua fillimisht në Tiranë.Sipas tij, Dorian Kuqi, është larguar rreth një vit më parë nga familja dhe merrej me punë në Tiranë.Hekuran Kasemllari:“E morëm vesh nga i ati, kurse sot në mëngjes e dha televizori. Ka një muaj që na e tha i ati, nuk e di nga e mori vesh.Na erdhi keq, ishte djalë i mirë, familje e mirë, unë e kam pasur nxënës në xhami, shumë djalë i urtë, shumë djalë i mirë. Nuk është puna pse vajti atje, ne si myslimanë e kemi për detyrë të ndihmojmë njëri-tjetrin por ne kemi një Komitet Mysliman. Kur ai jep urdhër, e njeh të lejueshme që duhen ndihmuar, ne jemi të detyruar.Kurse ne jemi vetë për të ndihmuar këtu, sepse atje ka rryma shumë, ka sekte shumë, nuk di se ku vete.Të thuash se ishte i papjekur se djalë i ri, por të thuash se ishte aq i papjekur sa nuk na e mori mendja, u habitëm. Ishte besimtar.Pastaj iku në punë, iku nga Tirana. As familja nuk e dinte, nuk i mori leje familjes kur iku. Ne e kemi obligim ti marrim leje nënës dhe babës, nëse nuk marim leje vetëm haram e kemi ne në Kuran. Ne morëm vesh që është larguar para një viti. Unë se besoja që kishte ikur, bashkë me një djalë tjetër, edhe ai vdiq atje.2 nga fshati ynë.Ai mori dhe të shoqen këtu, sesi, se qysh.."Herë pas here kur kthehej në fshat, Dorian Kuqi, falej në xhami por asnjëherë nuk është rrëfyer se kishte vendosur të largohej për në Siri. Hekuran Kasemllari: "Ai mua më donte më shumë se babën e vet, duhet të më thoshte të paktën nga ana e fesë, kështu apo ashtu, një farë rrëfimi. Xhihadi.. edhe shtete me shtete bëjnë xhihad. Kryqi i kuq ndihmon, edhe ky xhihad quhet, por të kuptohemi kanë radhë gjërat. Po nuk je i përgatitur për luftë mos dil në luftë, se lufta ka hilet e saj. Ai ishte i papjekur, po të më thoshte mua do ti thoja që nëqoftëse të ka thënë për luftë X apo Z, nuk ke pse të shkosh atje se të ka gënjyer për këtë dhe atë, sepse ai kuptonte". Familja e Dorian Kuqit përbëhet edhe nga tre pjestarë të tjerë, një vëlla dhe dy prindërit.I ati i tij Meleq Kuqi, jashtë kameras tha se tashmë ka rënë në hall, por nuk dha sqarime për largimin e djalit dhe se kur ka mësuar mbi vrasjen e tij.Edhe banorë të tjerë të fshatit Rrëmenj pohuan se ishin ne dijeni të vrasjes së Dorian Kuqit, ndërsa e përshkruan atë si një besimtar dhe djalë të urtë.Ndërkaq, hoxha Hekuran Kasemllari, pohoi se nga ky fshat ka edhe një tjetër të ri të besimit mysliman që mendohet se është vrarë në Siri, pas ikjes fillimisht në Tiranë ku dyshohet se janë rekrutuar për llogari të ISIS.[caption id="attachment_588640" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Xhamia dhe hoxha i fshatit ku predikonte i vrari Dorian Kuqo Ne foto: Xhamia dhe hoxha i fshatit ku predikonte i vrari Dorian Kuqo[/caption]