Arrestohet 35-vjeçari që vodhi kishën e Shënkollit, gjendet varësja e shtatores

Vetëm 5 ditë pas aktit vandal të vjedhjes së kishës së Shënkollit, policia e Lezhës zbardh ngjarjen dhe arreston autorin.Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Dashamir Mekrisvani, 35 vjeç, banues në Rrilë, pasi ky shtetas me datë 23.09.2015 ka vjedhur dhe dëmtuar kishën e Shënkollit Lezhë.Policia bën me dije se Mekrisvani “ka hequr dhe dëmtuar dy ikona duke i hedhur në tokë, një statuje dhe 2 mbajtëse qirinjsh”.Po sipas policisë, ky shtetas ka vjedhur një varëse të shtatores së Shenjtit Shën Nikolla, e cila u gjet në tavanin e banesës së tij dhe u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.Materialet procedural i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “ Vjedhja” “Shkatërrim prone” dhe “Shkatërrim i objekteve të kultit”.Fotot e sendeve të sekuestruara dhe pamje nga vendngjarja unnamed (1) unnamed (8)unnamed unnamed (9)  unnamed (7) unnamed (6) unnamed (5) unnamed (2)unnamed (4) unnamed (3)