BB: Lufta ndaj informalitetit të jetë e barabartë për të gjithë

Lufta ndaj informalitetit duhet të jetë e qartë dhe e barabartë për të gjithë. Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri kërkoi më shumë kujdes për nismën e qeverisë duke paralajmëruar se aksioni do të sjellë ulje të konsumit. Institucioni i rëndësishëm financiar ndërkombtar i sugjeron qeverisë shqiptare të aplikojë politika sociale krahas reformave drastike.Tirane- Në pikun e aksionit të qeverisë kundër informalitetit dhe akuzave se ai është selektiv, zyrtarë të Bankës Botërore apelojnë në Tiranë për më shumë kujdes duke sugjeruar se ai duhet të jetë i barabartë për të gjithë bizneset.Tahseen Sayed:  "Reforma kundër informalitetit është një reformë kyçe dhe me ndikime mjaft pozitive në ekonomi. Ajo që duhet është një trajtim i barabartë për të gjithë gjatë nismës për futjen e ekonomisë në formalitet.  Reformat janë të vështira sepse preken nga publiku por masat duhet të jenë të qëndrueshme. Ashpërsimi i masave është një vendim i qeverisë por vëmendje i duhet kushtuar njohjes së masave dhe mbi të gjitha të bëhet kujdes në zbatim"Ekonomistja e Bankës Botërore Hilda Shijaku theksoi se reforma kundër informalitetit përgjatë 2015 pritet të sjellë ulje të konsumit.  Përfaqësuesja e BB-së, Tahseen Sayed, tha se qeveria duhet t'i shoqërojë me politika sociale reformat si ajo kundër informalitetit dhe në sektorin e energjisë për mbledhjen e faturave të prapambetura.Tahseen Sayed: "Qeveria, sa i përket pjesës së varfër të shoqërisë duhet t'i japë një mbështetje. Roli i asistencës sociale është mjaft i rëndësishëm, lidhet dhe me impaktin që krijon kjo reformë. Çdo qeveri duhet ta bëjë këtë, që të mundësojë asistencë sociale".Papunësia sipas Bankës Botërore është një tjetër problem i prekshëm për Shqipërinë.Banka Botërore i qëndroi parashikimit për një rritje prej 2.7 % gjatë 2015.Hilda Shijaku, përfaqësuesja e BB në Tiranë: Rritja ekonomike e pëjetuar nder vite ka sjellë përmirësim në tregun e punës, megjithatë shifrat tregojne që problemet strukturore në tregun e punës janë të pranishme. Norma e papunësisë vijon të mbetet e lartë.Përshpejtimi i rritjes dhe i punësimit pritet të reduktojë varfërinë. Një tjetër mesazh ka te bëjë me konsolidimin fiskal që duhet të vijojë dhe në periudhën afatmesme për të siguruar një qëndrueshmëri të statistikave fiskale. Mesazhi i fundit qe duhet theksuar është që vendi duhet të vijojë  politikat për rritjen e të ardhurave"bb/Oranews.tv/