Gati pr/ligji, ndalohet 10 vjet prerja e pyjeve për qëllime fitimi
Prerja e pyjeve në mënyrë të pakontrolluar vijon të mbetet ende një problem dhe një ligj i ri shihet si një nga masat që do ta shpëtojë mjedisin.Gjatë prezantimit të aplikacionit të ri "Mjedisi Im" ministri Lefter Koka tha se ligji që parashikon moratoriumin 10 vjeçar për të ndaluar prerjen e pyjeve shumë shpejt do të kalojë në Kuvend.Lefter Koka: Nga njëra anë do të kërkojmë një moratorium për rreth 10 vjet të prerjes së pyjeve me qëllim fitimi nga ana tjetër do të kalojmë pyjet 100% në menaxhim të pushtet vendor. Është e pamundur që një inspektor të mund të kontrollojë 5-6mijë hektar pyje. Është e pamundur që një insektor të mund të kontrollojë qindra subjekte që janë objekti i ndikimit në mjedis. Por është sistemi dhe ligji ai i cili disiplinon punën dhe sjelljen e njerëzve ndaj mjedisit.Ministria e Mjedisit parashikon të paraqesë amendime të Kodit Penal që synojnë të rrisin ndëshkimin për krimin mjedisor. Aplikacioni i ri synon ti japë më shumë rol qytetarit në mbrojtjen dhe parandalimin e dëmtimeve të mjedisit
/Oranews.tv/