Basha: Edhe me buxhetin e rishikuar firoja është 30 mln dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2015, 10:53
Kreu i PD, Lulzim Basha edhe njëherë ka vijuar me denoncimet për humbjet sipas tij në Tatime dhe Dogana. Në një postim në rrjetin social FB, Basha shkruan se edhe me rishikimin e buxhetit përsëri mungojnë 30 mln dollare.“Ja konfirmimi zyrtar per 200 milione dollare kontrabande, korrupsion dhe vjedhje ne dogana dhe tatime. Edhe me buxhetin e rishikuar firoja eshte 30 milion dollare. Milionat per vete, kerbacin per qytetaret. Cfare perralle do rrefeje kokoshi 200 milionesh tani?”, shkruan Basha në FB.