Lotaria bashkon familjet koreane të ndara gjatë luftës
Familjet koreane të cilat janë të ndara si pasojë e situatës politike, do të kenë mundësi që të ritakohen falë një lotarie të ndërmarrë nga Kryqi i Kuq. 130.000 koreano jugorë provuan shanset e tyre për t'u ribashkuar me të afërmit në shtetin totalitar të Kim Jong Un. Prej tyre, vetëm 500 persona ishin me fat, por ky nuk është seleksionimi i fundit. Kryqi i kuq do të marrë përsipër vetëm 250 njerëz, në varësi të shwndetit që gëzojnë si dhe vendit se ku duan të shkojnë.Mes të pranishmëve gjatë hedhjes së shortit elektronik, pati edhe shumë të zhgënjyer. 87-vjeçarja Li-Jong-njo, u shpreh se nuk dinte asgjë për vajzën e saj, me të cilën u detyrua të ndahej kur kjo e fundit ishte ende 3-vjeçare. Ndërkohë, tek fituesit shpërthyen lotët e gëzimit. Shumica prej tyre e kishte humbur çdo shpresë për të riparë të afërmit.Qeveria koreano-jugore u ka bërë thirrje aplikantëve të saj që të mos pyesin nëse të afërmit e tyre ushqehen mirë, të evitojnë bisedat me karakter politik si dhe të mos konsumojnë alkool në Korenë e Veriut. Që prej vitit 2000, eventet e tilla kanë qënë 19, ku 3900 familje kanë patur fatin të shohin njëra- tjetrën pas gjyswm shekulli të ndara./Oranews.tv/