Rama: Shqipëria, pararojë në Europë për pjesëmarrjen e gruas në vendimmarrje
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, ka shpalosur në samitin "Global Leader Woman", rritjen e përfaqësimit të grave në politikë, përfaqësim që sipas kryeminsitrit, e kthen Shqipërinë një vend pararojë në Europë."Një nga arritjet tona më të prekshme është rritja e përfaqësisë së grave në vendimmarrjet politike dhe publike. Aktualisht, përfaqësimi i grave në Parlamentin e sotëm shqiptar ka arritur në 21%, kurse në kabinetin që unë drejtoj gratë ministre janë 7 nga 19”Krenarë që jemi një vend pararojë në Europë, duke dhënë shembullin, duke pasur 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak", tha Rama.Qeveria ka marrë angazhime të rëndësishme ligjore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar barazinë gjinore, nënvizoi kryeminsitri, duke renditur fuqizimin ekonomik të grave, parandalimin dhe ulja e dhunës kundër grave dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në organizmat politikë dhe vendimmarrës.Gjatë fjalës së tij, Rama përsëriti edhe një herë angazhimin e qeverisë shqiptare për të vazhduar për përmbushjen e Deklaratës së Pekinit, si edhe të Plan-Veprimit, si një udhërrëfyes gjithëpërfshirës në rrugën e arritjes së barazinë gjinore.