Vlorë, probleme me furnizimin e ujit, ngatërrohen tubacionet
Në Vlorë, pavarësësisht investimeve miliona euro për ndërrimin e rrjetit të Ujësjellësit, sërish ka probleme me furnizimin. Sipas përfaqësuesve të këtij insitucioni, mungesat në furnizimin me ujë, janë pasojë e ngatërrimit të tubacioneve të reja me të vjetra, duke sjellë humbje të mëdha në rrjet.Vlore-Në qytetin e Vlorës edhe pse janë investuar më shumë se 28 milionë euro për problematikën e ujit të pijshëm, ende nuk ka zgjidhje.Në shumë zona të qytetit paraqiten defekte, ndërsa mungesat e ujit janë të vazhdueshme.Sipas drejtoreshës së Ujësjellës kanalizimeve Vlorë Varvara Gjika, ky problem vjen edhe si shkak i bashkëjetesës së dy ujësjellësave, pasi ndërrimi total i tubacioneve mbahet peng nga investimi në shtrimin e linjave terciale.Varvara Gjika: Në ujësjellësin e Vlorës bashkëjetojnë të dy ujësjellësat dhe i riu dhe i vjetri. Ujësjellësi i vjetër është totalisht i amortizuar dhe në qytet hëre pas here shfaqen avari. Ato janë aq të shumta sa ndodh që në disa zona të mos mbyllen në kohe e duhur.Ndërkohë fatura 1.2 mln dollarë e akumuluar ndër vite e energjisë elektrike që ujësjellësi duhet t'i paguajë OSHEE-së i superon arkëtimet, duke bërë të pamundur investimin ne rrjet.
/Oranews.tv/