Korçë, sekuestrohen 800 kg kanabis, arrestohen 4 poseduesit

Policia e Korçës ka arrestuar 4 persona pasi u kapën me 800 kg kanabis sativa.Strukturat e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet, në afërsi të fshatit Dushar, Bashkia Maliq – Korçë, sekuestruan 880 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, sasi kjo e ambalazhuar në 30 thasë me material sintetik në ngjyrë të bardhë, si dhe disa bimë narkotike Cannabis Sattiva të kultivuara.Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni, të koduar “Prita” u bë e mundur kapja  dhe arrestimi në flagrancë i  4 personave, ata janë: Mario Voda, 33 vjeç, banues në Pojan – Korçë, Skënder Nakoleci, 41 vjeç, banues në Sheqeras – Korçë, Bledar Emini, 34 vjeç banues në Bulgarec – Korçë, Marsel Bakollari, 22 vjeç banues në Dushar – Korçë.Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:880 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Një numër i konsiderueshëm  bimësh narkotike Cannabis Sattiva të kultivuara, 2  automjete si  edhe 3 aparatë telefnik celularë.Bimët  narkotike të gjetura në 30 thasë, u asgjesuan me djegie, në afërsi të vendit të ngjarjes dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.Grupi Hetimor po vazhdon punën,  për dokumentimin e plotë të ngjarjes.12043160_1031393350244157_4763947924625290755_n 12039770_1031393080244184_6628693218503265127_n 12049296_1031393040244188_1617649610543381560_ndroge droga