Basha: Meta të thërrasë Kuvendin, të enjten të votohet drafti për hetimin e "CEZ"

Lideri i Opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur sot kreut të Kuvendit Ilir Meta pse kërkon dorëheqjen e tij dhe jo të kryeministrit Rama për skandalin e CEZ.Reagimi erdhi pas një takimi me ambasadorin e SHBA, Donald Lu, ndërsa theksoi se PD ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për të gjitha nismat ligjore të kohëve të fundit.Tiranë- Kreu i Opozitës Lulzim Basha, e ka nisur javën me një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu. Në  përfundim të takimit që zgjati rreth 1 orë,  Kryetari i Demokratëve  tha se  opozita ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për nismat e saj ligjore në Parlament, duke filluar nga dekriminalizimi, propozimet për reformën në drejtësi dhe së fundmi drafti për hetimin e CEZ.Kreu i demokratëve, komentoi dhe deklaratën e kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili tha se është opozita e vetme ne botë që nuk kërkon dorëheqjen e kryeministrit.Takimi mes kreut të opozitës Basha dhe ambasadorit Lu, erdhi në të njëtën kohë kur demokratët depozituan në kuvend nismën ligjore për hetimin e CEZ, ndërsa po vijon puna për ankimimin në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar ligjin që zgjidhi me mirëkuptim mosmarrëveshjet mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke.Ambasadori i SHBA takoi dhe MajkonNdërkohë më heret para se ti drejtohej selisë së PD, Lu zhvilloi një takim edhe me deputetin e PS, Pandeli Majko në kryesinë e Kuvendit.basha lu /Oranews.tv/