Komiteti i Energjisë mbron paktin me ÇEZ: Çekët kushtëzuan votën për statusin

Janez Kopac, drejtori ekzekutiv i Sekretariatit të Komitetit të Energjisë në Vjenë, çmon se pakti i qeverisë shqiptare me kompaninë CEZ është vendim në interes të qytetarëve.Për herë të parë zbulohet se çekët e kishin kushtëzuar votën e tyre me marrëveshjen.Kopac: “ Sic e kam thënë dhe më parë, sekretariati i Komunitetit të Energjisë ishte shumë i gëzuar që kjo çështje u zgjidh. Sepse i gjithë vendi ishte peng i kësaj mosmarrëveshje të pazgjidhur. Ishin penguar të gjitha reformat dhe cdo investim potencial nga jashtë. Të gjitha këto do ishin akoma për zgjidhjen e kësaj çështje. Procedura e arbitrazhit zgjat 10 vjet, kështu që them se i gjithë vendi do kishte mbetur peng 10 vjet. Kështu që fal Zotit ju e zgjidhët këtë çështke.Ne si sekretariat ishim shumë të përfshirë në këtë çështje. Marrëveshje përfundimtare mes CEZ dhe qeverisë shqiptare është nënshkruar në zyrën time dhe ishte kusht që të hiqej vetoja nga ana e Republikës Çeke në kohën e bisedimeve për dhënien e statusit të vendit kandidat. 2 orë pasi është nënshkruar marrëveshja në zyrën time, Çekia hoqi veton.Kopac shpreh keqardhje që marrëveshja goditet nga politika.Kopac: "Tani jam i pakënaqur që kjo çështje u hap përsëri, ju duhet të jeni të kënaqur që kjo çështje u mbyll, u dha një zgjidhje. Në politikë, njëra palë duhet të vendosë shumë kurajo në përcaktimin e diçkaje dhe në këtë rast jam shumë i kënaqur që qeveria e pati kurajon dhe e mbylli këtë".Genc Ruli: "Unë mendoj që kjo marrëveshje nuk është bërë nën simbolin e kurajos, por nën simbolin e inferioritetit".Ora News e pyeti Kopac, nëse për çështjen CEZ duhej hetim ndërkombëtar.Kopac:"Besoj se kur gjërat nuk zgjidhen dhe nuk ke besim brenda vendit mund të kërkosh ndihmë jashtë. Ne merremi me çështje energjie, jo biznesi".Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Kopac foli edhe për nevojën e pavarësimi të institucionit rregullator të energjisë në vendin tonë, ERE.S'ka marrëveshje perfekte që kënaq të dyja palëtMendoj se marrëveshja nuk është kurrë perfekte për të dyja palët, sepse marrëveshja është një kompronis që duhet të ketë dicka për të dyja palët. Kjo ishte një çëshjte shumë e komplikuar dhe kemi pasur 10 raunde negociata në zyrat e sekretariatit. Kjo çështje u zgjidh në një mënyrë të kënaqshme për të dyja palët dhe në atë kohë isha shumë i lumtur që iu dha zgjidhja dhe tani jam i pakënaqur që kjo çështje u hap përsëri.Ju duhet të jeni të kënaqur që kjo çështje u mbyll u dha një zgjidhje. Në politikë njëra palë duhet të vendosë shumë kurajo në përcaktimin e dickaje dhe në këtë rast jam shumë i kënaqur që qeveria pati kurajon dhe e mbylli këtë. Ndonjëherë është më e rehatshme të mos bësh asgjë dhe për pasojë nuk fajësohesh, por pastaj do jesh fajtor që nuk ke parë drejt së ardhmes dhe besoj se e ardhmja e Shqipërisë është e shkëlqyer.Arbitrazhi Slloveni- Kroaci Ai sjell si shembull konfliktin mes Sllovenisë e Kroacisë i cili përfundoi në arbitrazh.Kopac: “"Kur ka qenë ministër i Energjisë në vitin 2000-2004 edhe ne kemi pasur një konflikt me Kroacinë për një impiant bërthamor të përbashkët. Kroacia nisi arbitrazh kundër Sllovenisë për një shumë rreth 50 milionë.   I sugjerova ministrit kroat që të gjejmë një marrëveshje, por ai tha nuk mund të bëj asgjë sepse Kroacia do të kalojë në arbitrazh. Ai ishte i bindur se do të fitonin. Kjo ndodhi 11 vjet më parë. Arbitrazhi i kësaj cështje po shkon drejt fundit. Sllovenia ka shpenzuar më shumë se 10 milionë euro për avokatët, ndërsa Kroacia rreth  10- 11 milionë euro për avokatët. Arbitrazhi sugjeroi që Sllovenia të paguajë atë shumë për të cilën ajo ishte e gatshme ta paguante në 2004 , dhe tani çështja mbetet se kush do të mbulojë shpenzimet për avokatët. Ka mundësi që Kroacia do të jetë e detyruar të paguajë dhe shpenzimet e Sllovenisë. Edhe nëse kjo do të ndodhë, gjithsesi besoj se të dyja palët humbën shumë këto 11 vite.  Në disa raste është më mirë të arrijmë një kompromis që ndoshta nuk është perfekt por është më mirë sesa ti japësh mundësi avokatëve ndërkomëntarë të fitojnë shumë për asgjë.Shpresoj që me këtë ushpjegovavijon    /Oranews.tv/