Mbetjet pushtojnë zonën në liqenin e Shkopetit, s'ka vend ku të grumbullohen

Mbetjet pushtojnë zonën përreth liqenit të Shkopetit, ndër të paktat destinacione turistike të ruajtura deri vonë. Shkak për shfaqjen e plehrave është mungesa e një vendgrumbullimi mbetjesh.Burrel-Liqeni i Shkopetit, ndër të vetmet zona turistike të Matit që deri vonë ishte e paprekur nga mbeturinat, sot është mbuluar prej tyre.Mbeturina ushqimore dhe plastike janë hedhur përgjatë rrugës nga mjetet e grumbullimit të plehrave, prej sektorit C, deri në afërsi të tunelit të Shkopetit.Mbeturinat i sheh kudo në një gjatësi pothuajse 3 km, ndërkohë që zona është nga më të preferuarat prej turistëve të huaj. Panorama bie ndesh me pastërtinë e ujit të liqenit, dhe gjelbërimin  e pyjeve të grykës së Shkopetit.Bashkia e Matit e pyetur nga Ora News për shkakun e ndotjes së zonës turistike, thotë se Njësia administrative e Ulzës, nuk ka një vendgrumbullim te mbetjeve, dhe po punohet për ndërtimin e një landfilli për përpunimin e mbetjeve të të gjithë zonës.shkopet/Oranews.tv /