Beqaj: Agjencia kroate analizë barnave tona, Vokshi: Je simbol i klientelizimit
Komisioni i Shëndetësisë ka diskutuar ligjin për shërbimet farmaceutike, ka prezent ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.Numri 1 i dikasterit të Shëndetësisë ka deklaruar se për cilësinë dhe kontrollin e barnave janë bërë 390 analiza jashtë vendit. Ai tha se “ka një marrëveshje mes agjencisë së barnave në Shqipëri me atë të barnave në Kroaci, ku kjo e fundit mund të bëjë analizat për barnat tona.”Ndërsa ka kundërshtuar deputetja e PD, Albana Vokshi e cila akuzoi ministrin si simbol të klientelizmit. Ndërsa e pyeti se “a ka reciprocitet që barnat nga ballkani futen të lirisht në Shqipëri dhe se a ka reciprocitet që barnat shqiptare të futen lehtësisht në tregun e huaj.”Ministri Beqaj tha se për barnat me rimbursim janë pezulluar 12 farmaci dhe 2 depo.