Psikologët në shkolla nuk plotësojnë nevojat e adoleshentëve
Nëse një adoleshent kërkon ndihmën e një psikologu në shkollë, jo gjithmonë e gjen atë në zyrë. Në Elbasan, psikologët janë të detyruar të mbulojnë takimet me nxënësit në 4-5 shkolla të ndryshme.Për drejtuesit e gjimnazit "Dhaskal Todri", prezenca e përhershme e psikologut në shkollë është e domosdoshme, pasi adoleshentët, shumë prej të cilëve vijnë nga familje me probleme sociale e kanë të nevojshëm komunikimin.Gazmend Haxhiymeri: Numri i nxënësve në dispozicion të psikologëve është i konsiderueshëm psikologia e cila ka emerimin ne gjimnazin "Dhaskal Todri" ,punon një ditë në gjimnazin tonë dhe katër ditë është e detyruar të ndjekë problemet e këshillimit psikologjik në shkollat e tjera.Përveç problemeve familjare, psikologu në shkolla ndihmon edhe në këshillimin e adoleshentëve që të mos nisin vese të moshës, apo të mos braktisin mësimet.
/Oranews.tv/