Panairi i Roshnikut, promovohen prodhimet bio të zonës së Tomorrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2015, 16:25
Zona e Roshnikut, tashmë njësi administrative e Bashkisë së Beratit, ka promovuar prodhimet bio të fermerëve, në panairin e përvitshëm.E njohur për kultivimin e frutave të një cilësie të lartë, por dhe për prodhimet blektorale, kjo zonë tashmë me rikonstruksionin e rrugës ofron të gjitha mundësitë për t'i çuar konsumatorit produktet e kërkuara.Petrit Sinaj, kryebashkiaku i Beratit: Ky është një panair dinjitoz për zonën dhe ne do të vazhdojmë të kemi këtë traditë cdo vit . Në këtë kuadër ne jemi duke hartuar edhe buxhetin e vitit 2016 . Kemi planifikuar edhe sistemet kulluse dhe vaditësë te bujqësisë.Në të ardhmen, bashkia e Beratit parashikon që panaire të ngjashme të përfshijnë të gjithë rajonin e Tomorrit./Oranews.tv/