SHBA-ja dhe Kina bien dakord për ‘armëpushimin’ kibernetik
Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë thënë se do të ndërmarrin hapa të reja për sa i përket krimit kibernetik.Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se ata kishin rënë dakord se asnjë nga të dy vendet nuk do të angazhohet në në spiunazhin kibernetik ekonomik.Marrëveshja mbulon vjedhjen e sekreteve tregtare, por jo të informacionit për sigurinë kombëtare.Presidenti Xi u zotua gjithashtu për të kufizuar emetimet e gazit serrë.Obama tha se çdo përshkallëzim i Kinës në krimin kibernetik ndaj SHBA-së do të shkaktonte sanksione.“Duhet të ndalojë,” tha ai. “Pyetja që shtrohet tani është se a do të ndiqen fjalët nga veprimet?”Duke reflektuar mbi përdorimin e sanksioneve qoftë ndaj individëve, bizneseve apo kompanive shtetërore, presidenti i SHBA-së tha: "Ne do t’i zbatojmë ato, dhe çfarëdolloj mjetesh të tjera që kemi, për të ndaluar krimin kibernetik."