Presidenti i Kolumbisë dhe lideri i "FARC" shtrëngim duarsh
Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos dhe komandanti i rebelëve të FARC, shtrënguan duart në shenjë pajtimi dhe u dakordësuan për arritjen e një marrëveshjeje finale paqeje, duke i dhënë fund kështu luftës 6 mujore në Amerikën Latine.Kolumbia është përballur në një luftë të ashpër me dy grupe rebelësh të majtë, që nga koha e themelimit të tyre në vitin 1964, pas një periudhe të gjatë lufte të njohur si “La Violencia”.FARC, apo Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë dhe ELN, Ushtria Kombëtare për Liri, janë ndeshur përgjatë viteve me grupet para-ushtarake, duke shkaktuar qindra viktima mes civilëve të pafajshëm.Komandanti i FARC dhe presidenti Santos janë dakordësuar se negoviatat duhet të përfundojnë brenda 6 muajve dhe më pas do të firmoset marrëveshja zyrtare. Kështu u shpreh Santos gjatë një ceremonia në Havana, që ka qënë edhe vendi ku janë zhvilluar bisedimet e paqes përgjatë 3 viteve të fundit.Rebelët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë kanë luftuar kundër qeverisë kolumbiane për plot 51 vjet, në një konflikt të armatosur që ka shkaktuar 220 mijë persona ndërsa miliona të tjerë kanë braktisur vendin.Periudha më e përgjakshme e këtij konflikti ka qënë mes viteve 1985 – 2002, kur ushtria kolumbiane u përpoq të mbronte nga sulmet e rebelëve, pronarët e tokave dhe biznesmenët më të mëdhenj në vend. Ushtria e njohur si Forcat e Bashkuara vetë-Mbrojtëse të Kolumbisë apo AUC, ishin përgjegjëse për dhunën më të tmerrshme të ushtruara ndaj civilëve, nga ana e rebelëve në shenjë hakmarrjeje.Grupet militare, ato guerrilase dhe anëtarët e forcave të armatosura kryen 1982 masakra, duke vrarë në vitet 1980-2012, 11751 persona.Ishin këto grupe përgjegjëse për masakrat e frikshme, ndërsa guerrilasit rrëmbyen qindra persona ndërsa ishin fajtorë edhe për sulmet që iu bënë infrastrukturës në vend.“Nuk do të jenë bisedime të lehta sepse ka ende pika të nxehta ku do të jetë e vështirë të biem dakord. I kemi dhënë udhëzimet tona delegacioneve tona dhe shpresojmë të arrijmë në një marrëveshje sa më parë” tha presidenti Santos, ndërsa shprehu besimin se ata nuk do të dështojnë dhe se tashmë ka mbërritur koha e paqes.Santos dhe lideri i rebelëve të FARC Rodrigo Londono, i njohur ndryshe me emrin e luftës Timochenko, firmosën një marrëveshje për krijimin e një gjykate për krimet e luftës, në përpjekje për të dënuar ish luftëtarët e luftës që shkaktoi 220 mijë viktima që nga viti 1964.Santos dhe Timochenko shtrënguan duart më pas, në një takim që do të mbetet gjatë në histori, takim i cili u zhvillua në prani të presidentit kubanez Raul Kastro, i cili gjithashtu shtrëngoi duart me ta.“ËShtë tashmë në dorë të dyja palëve të mbështesin konsesusin për të arritur paqen përmes një marrëveshjeje në bazë të të cilës luftëtarët e FARC do të dorëzojnë armët dhe që do ta shndërrojë FARC-un, në një lëvizje politike të ligjshme” tha komandant Timochenko.Timochenko është lideri i FARC, ndërsa më herët ka qënë pjesë e grupit rebel Simon Trinidad. Komandanti ka luajtur një rol kryesor në arritjen e një marrëveshjeje paqeje.Palët u dakordësuan gjithashtu për formimin e një komisioni të së vërtetës, një marrëveshje për shpërblimin e viktimave të luftës dhe amnisti për luftëtarët që pranojnë se kanë kryer krime lufte.Vizita e Santos shënon edhe herën e parë që presidenti udhëtoi drejt Kubës, që kur negociatat nisën 3 herë më parë.“Fundi i këtij konflikti është një cështje që do të përfundojë brenda pak muajve” tha ministri i brendshëm kolumbian Juan Fernando Cristo, “por vendosja e paqes në vend, është një proces që do të kërkojë kohë”.Më herët, të dyja palët kanë arritur marrëveshje të pjesshme paqeje por që asnjëherë nuk u realizuan në terren.Grupi rebel i FARC është i përbërë nga 8 mijë luftëtarë, më pak se 17 mijë që kishin vite më parë, ndërsa nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konsideruar si grup terrorist.FARC u krijua në vitet 1960 dhe që nga ajo kohë ka qënë në luftë të hapur me qeverinë vendase.Por si u prit kjo marrëveshje nga qytetarët, të cilët shpresojnë që realisht përmes saj, të rikthehet paqja pas konfliktit për më shumë se 50 vjet?Ata e kanë mbështetur, ndonëse janë pak skeptik për realizimin e saj në terren edhe pse shprehen se derisa marrëveshje të firmoset zyrarisht në 23 mars të 2016, ka ende shumë kohë.Ata shpresojnë gjithashtu që marrëveshja ti japë fund edhe trafikut ilegal të narkotrafikëve. Ata që nga konflikti i tejzgjatur kanë humbur një të dashur apo familjar të tyren, shpresojnë që dakordësia të realizohet sa më parë.“Është një moment historik dhe që na mbush me shpresë që kurrë më mos ti kthehemi asaj periudhe terrori. Megjithatë FARC na detyrohet një shpjegim dhe tani më shumë se kurrë, ne duhet ta kërkojmë një të tillë” thotë Diego Quintero, vëllai i të cilit, Antonio Quintero herrera, është anëtar i Kongresit të Kolumbisë.Për ata që i kanë mbijetuar krimeve të luftës, më në fund duket se historia po kthjellohet.“Për herë të parë, viktimat po luajnë rolin kryesor. Nuk do të trajtohemi më si mbeturina lufte por do të kemi rol kryesor në këtë marrëveshje, e cila më së miri shfaq aftësinë drejtuese të presidentit Santos” tha Edoardo gechem, i cili për 6 vjet ka qënë peng i rebelëve të FARC.Ndërsa politika, kryesisht ish presidentët, janë të ndarë në qëndrimet e tyre.“Mendoj se më në fund po arrihen të plotësohet përmes kësaj marrëveshjeje të gjitha standartet ndërkombëtare dhe pa asnjë dyshim ky shtrëngim duarsh është më i rëndësishmi në botë. Me këtë marrëveshje do të respektojmë edhe të drejtat e njeriut sipas konventës së Gjenevës ndërsa jam dakord edhe marrëveshjen për amnistinë” tha Cesar Gavaria, i cili udhëhoqi vendin në vitet 1990-1994, si kreu i partisë social-demokrate.Ndërsa paraardhësi i Santos është më pak i impresionuar nga kjo marrëveshje.“Qeveria, presidenti i Gjykatës Supreme, gjeneralët e Ushtrisë Kolumbiane e kanë pranuar këtë marrëveshje, duke pranuar dhe falur krimet që FARC ka bërë, duke i trajtuar këto krime lufte thjesht si krime politike që mund të harrohen përmes kësaj marrëveshjeje. Është sikur po i japim një cmim nderi për krime kundër njerëzimit, sic ishte masakra në Bojaya, makina që shpërthey në Nogal apo vrasjet masive të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë në Valle del cauca” tha Alvaro Uribe, i cili drejtoi vendin dhe qeverinë në vitet 2002-2010 dhe që aktualisht është senator.Uribe humbi në 2010 garën kundër rivalit të tij, ish sekretarit të mbrojtjes në atë kohë, Santos.Pavarësisht se marrëveshja zyrtare mes palëve pritet të nënshkruhet në mars të vitit të ardhshëm, përpara firmosjes, presidenti do të thërrase qytetarët në një referendum, për të kërkuar edhe miratimin e tyre./Oranews.tv/