Drejtoria e Pastrimit të Parave: Bankat të njoftojnë për bilancet e dyfishta
Të gjithë ata punonjës të bankave të nivelit të dytë që nuk denoncojnë në rast të konstatimit të bizneseve me bilance të dyfishta do të mbajnë përgjegjësi penale.Shkresa e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave e cila synon të paralajmërojë të gjithë punonjësit i është dërguar të gjitha bankave të nivelit të dytë në kuadër të luftës kundër informalitetit.Në këtë njoftim bankave i kujtohet detyrimi ligjor i raportimit pranë Drejtorisë së parandalimit në rastin e konstatimit te bilanceve dyfishe të cilat konsiderohen një krim fiskal.Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave në këtë shkresë e klasifikon veprën e falsifikimit dhe mashtrimit me bilancet si krim fiskal sipas ligjit për parandalimin e pastrimit të parave.Punonjësit e bankës që janë në dijeni të rasteve të tilla dhe nuk i denoncojnë ato, konsumojnë veper penale. Drejtoria e e Përgjithsme e Pastrimit të Parave bën me dije se me anë të kësaj shkrese kërkon sensibilizim e bankave të nivelit të dytë në operacionin e nisur kundër informalitetit. Oficerëve të bankave u kërkohet që të bëhet kujdes në analizimin e bilanceve të kompanive në mënyrë që të parandalohet çdo shkelje e mundshme./Oranews.tv/