Përfundon rikonstruksioni i çerdhes 51, shtohen kapacitetet

Në kryeqytet, nevojat për cerdhet janë dy fish më të mëdha se kapacitetet aktuale të institucioneve edukuese. Për të shmangur mbipopullimin e të vegjëlve dhe për të përmirësuar kushtet. Bashkia e Tiranës po shpejton rikonstruksionin e disa prej cerdheve problametike.Punimet kanë përfunduae në çerdhen nr 51, në të cilën kapacitetet akomoduese u shtuan me 20%.Erion Veliaj: Asetet kryesore të qytetit nuk janë ndërtesat, janë banorët dhe për ne banorët me të vegjël janë asetet më të rëndësishme. Ata që shkojnë në kopshte në çerdhe edhe në shkolla. Ndaj dhe me vjen mirë që sot kemi një çerdhe të re në një lagje që e ka pasur të nevojshme rikonstruksionin e çerdheve dhe shtimin e hapësirave. Shtohen me 20% në sipërfaqe dhe në numrin e fëmijëve që do akomodohen. Por do të doja që gjithë komuniteti ta trajtonte jo si një pronë të bashkisë, por si një pronë të familjeve që kanë lidhur jetën me këto cerdhe me këto institucione.Nga marrja e detyrës kryebashkiaku ndërmori nismën “adopto një çerdhe” për të cilat u treguan të gatshëm qytetarë dhe bizneset pët të kontribuar financiarisht në rikonstruksione e godinave të amortizuara./Oranews.tv/