Matthias Mueller emërohet shefi ekzekutiv i Volkswagen
Matthias Mueller është emëruar shefi ekzekutive i Volkswagen, i cili pason Martin Winterkorn që dha dorëheqjen ditën e mërkura pas zbulimit të manipulimit të testeve të emëtimit të gazeve në Shtetet e Bashkuara.Mueller tha se rikthimi i reputacionit të kompanisë ishte përparësia e tij kryesore:"Detyra ime më urgjente është për të fituar përsëri besimin për Grupin Volkswagen, duke bërë transparencë maksimale, si edhe duke tërhequr konkluzionet e duhura nga situata aktuale."Ai tha se do të forcojë procedurat në kompani.Gjetjet e skandalit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA mbulojnë 482,000 makina vetëm në SHBA, duke përfshirë VW- Audi A3, dhe markat VW Jetta, Beetle, Golf dhe Passat.Aksionet VW ranë rreth 30% pas skandalit. Autoritetet e transportit në disa vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermania kanë njoftuar hetime të skandalit.