Veliaj: Çdo muaj do të kemi një ditë pa makina

Qendra e kryeqytetit shumë shpejt një ditë në muaj do të  kthehet në një zonë pedonale. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se qëllimi është përmirësimi i cilësisë së ajrit pasi në Tiranë ndotja është tej normave të BE.Erion Veliaj: Do t’i propozoj edhe administratës tonë të transportit që ne cdo muaj të kemi një ditë pa makina dhe duke huazuar emrin e organizatës së Suelës, atë që quhet “ E diela pedonale”. Do të zgjedhim sëbashku një nga të dielat e muajit për ta kthyer të paktën njëherë në muaj këtë traditë sidomos gjatë këtyre ditëve që kemi ende mot të mirë, por sigurisht pastaj duke përdorur edhe festa të rëndësishme sic është 17 nëntori Çlirimi i Tiranës, festa e Pavarësisë, apo festa e Çlirimit më 28-29 nëntor për të pasur një pavarësi dhe një çlirim nga ndotja në qytetin e Tiranës.Kryetari i bashkisë Erion Veliaj parashtroi objektivat e tij gjatë një takimi falenderues me organizatorët e ditës ndërkombëtare pa makina./Oranews.tv/