Rama në SHBA: Përpiqem të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin
Kryeministri Edi Rama po qendron në SHBA ku do të marrë pjesë në samtin e thirur nga Presidenti Barak Obama për luftën ndaj Shtetit Islamik.Rama e nisi vizitën në New York, ku iu adresua me një fjalë “World Leadership Forum”, me temë “Arti dhe politika, ku ndau eksperiencën e tij, se si pasioni për pikturën ndërthuret me vizionin për një Shqipëri më të mirë.Edi Rama: “Unë kam qenë artist, akoma më pëlqen të pikturoj dhe të vizatoj, vetëm se kam më pak kohë. Por edhe në politikë, përpiqem gjithnjë të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin që të bëhet, të ndjej si e duam që të ndryshojë në një hap me botën rreth nesh. Kur bëj një pikturë a vizatoj diçka në axhendën time, vjen një pikë kur përfundon. Puna ka mbaruar. Ndërkohë, në politikë tabloja nuk përfundon kurrë tërësisht. Në çdo hap përballemi me zgjedhje që duhet të bëjmë, ashtu sikurse artisti. Kjo apo ajo ngjyrë, ky apo ai penel”.Kreu i qeverisë shqiptare iu rikthye edhe një herë idesë së një Ballkani të ri, të ngritur mbi dialogun.Edi Rama: “Tabloja që unë kam të një Ballkani të ri, një Ballkan në paqe dhe i begatë, i cili të jetë me siguri një hapësirë që s’ka ekzistuar kurrë më parë, nënkupton dialog të madh që përfshin partnerë origjinalë, ose kundërpalë siç është arti, dhe zgjedhjet shumëfishohen, vizioni zgjerohet dhe hapja në korridoret e politikës bëhet më e thellë se kurrë”.Forumi është iniciativë e Organizatës për Politikë të Jashtme, një organizatë me në një historik 97 vjeçar, dedikuar zhvillimit të mendimit, kuptimit, informimit dhe pjesëmarrjes së publikut në politikën e jashtme dhe çështjet globale./Oranews.tv/