Ura prej xhami që qëndron pezull, turistët sfidojnë frikën

Ajo u përurua më 24 shtator dhe tashmë ka tërhequr mijëra turistë. “Glass Bridge”, e cila është një urë e gjatë rreth 300 metra që qëndron pezull në ajër prej 180 metrash lartësi, është mbikalimi prej xhami më i gjatë në botë. Ajo është e vendosur brenda në Shiniuzhai Geopark të provincës kineze të Hunan. Më përpara mbikalimi ishte prej druri mes dy maleve dhe në vitin 2014 filloi transformimi i saj në xham.