Sipërmarrësit e rinj, Sigal Uniqa ofron mbështetjen
Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA ofron mbështetjen e tij për të gjithë të rinjtë që duan të krijojnë sipërmarrje të reja biznesi.Duke folur në një aktivitet të organizuar nga “Startup Grind Albania”, si një projekt i “Google për Sipërmarrësit”, Ponari foli mbi sfidat, arritjet ndërkohë që dha edhe këshillat për ndërtimin e një biznesi të ri.Avni Ponari: Të fillosh një biznes të kësaj natyre është shumë e lehtë ta fillosh duke menduar se cfarë do arrish dhe me kë do ta bësh sepse është e vështirë ta bësh këtë punë vetë.Ponari foli edhe për sfidat e tregut të sigurimeve në Shqipëri, ku theksoi nevojën për të futur në kulturën e shqiptarëve sigurimet në tërësi.Avni Ponari: Në fushën dhe në industrinë e sigurimeve njerëzit nuk kanë njohuri, asnjë lloj culture, asnjë lloj njohje do të thoja. Pra nëse tregu i sigurimevë është 20 euro për frymë, sot në Mal të Zi është 100 në Kroaci 700.Kompania e sigurimeve Sigal u krijua në vitin 1999 dhe kap shifrat mbi 60 milionë Euro prime bruto vjetore dhe ka një staf prej 1100 punonjësish në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni./Oranews.tv/