Hapet streha e emergjencës, viktimat e dhunës do sistemohen 48 orët e para
Një strehë pritëse për 48 orët e para të denoncimit të viktimave të dhunës është hapur në Shkodër falë bashkëpunimit të bashkisë me qendrën “Gruaja për gruan”. Qendra do ofrojë asistencë me psikolog dhe sociolog për momentet e para të viktimës së abuzimit, duke e ndihmuar në vendimarrjen e mëtejshme dhe hapat që do ndjekShkoder-Një strehë për vajzat, gratë dhe fëmijë viktima të abuzimit dhe dhunës, që janë të detyruara të braktisin shtëpitë, i është shtuar Shkodrës.Sfidë mbetet funksionimi i saj, pasi për herë të parë në veri të vendit, do të ofrohet mbështetje për viktimat e dhunës që 48 orët e para, sa nevojitet për urdhrin e mbrojtjes.Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkodër: Sfidë do të mbetet për bashkinë funksionimi i mirë i kësaj qendre. Bashkëpunimi me organet shtetërore sidomos me organet si policia, gjykata sistemi i referimit.Mentaliteti mbetet një nga shkaqet e shfaqjes së dhunës, që vjen i përforcuar edhe nga faktorë të jashtëm si alkooli, gjendja ekonomike etj.Majlinda Angoni, drejtuese e qendres: Viktimat e dhunës që do të adresohen këto do të jenë personat për të marrë kohën e nevojshme 48 orë për të marrë vendimin e domosdoshëm. Është qender emergjente.Qendra në fjalë është e para në veri të vendit dhe prej shumë kohësh ishte kthyer në domosdoshmëri për shkak të rritjes së numrit të rasteve të dhunës. Problem për viktimat e dhunës, mbetet mungesa e një qendre rezidenciale./Oranews.tv/