Arrestohet shqiptari, iu gjet 28 kg marijuanë dhe 1 kg kokainë në garazh
Policia e qytetit të Veronës ka arrestuar shqiptarin 37 vjecar Artur Petushi me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike.Në një garazhd në përdorim të tij u gjetën 28 kg marijuanë, 1 kg kokainë, 47 telefona celularë, 25 mijë euro, 6 automjete të përdorura për transportimin e drogës, si dhe materiale për konfeksionimin e dozimin e lëndës narkotike.Prej më se një vit shqiptari rezident në komunën Villafranka në provincën e Veronës, vëzhgohej nga agjentët e Policisë së Veronës si një person i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.Shqiptari 37 vjecar Artur Petushi konsiderohet nga policia italiane si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës që veprojnë në zonën e Veriut të Italisë, me lidhje me organizatat kriminale ndërkombëtare.Dhe pse shumë herë të tjera është hetuar nga policia italiane, Astrit Petushi ka mundur gjithmonë t'i shpëtoj urdhërit të arrestimit./Oranews.tv/