Papa fjalim në Asamblenë e OKB, flet për liritë dhe të drejtat e njeriut

Papa Francesku iu bëri thirje liderve botërore të angazhohen për të ruajtur ambientin si investimi më i mirë për brezat e ardhshëm. Në një fjalim që zgjati përreth 40 minuta në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara Ati i shenjtë foli për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut si dhe kërkoi që krerët e shteteve të solidarizohen me shtresat në nevojë të shoqërisë.“Etja pafund për pushtet përjashton më të dobtit duke u hequr atyre cdo të drejtë në vendimmarrjen politike. Përjashtimi është një mohim total dhe një sulm kundër të drejtave të njeriut”78-vjecari foli gjithashtu edhe për armë bërthamore duke bërë thirje për eliminimin e tyre nga fuqitë e mëdha.Mes të pranishmëve në sallë qëndronte edhe presidenti i Kubës Raul Kastro si dhe 18-vjecarja që ngriti një shkollë në Pakistan për edukimin e vajzave Malala.Për të ruajtur imazhin e tij si një person pro ambientit Papa ka përdorur një makinë me cilindra të ulët të markës Fiat gjatë qëndrimit në Uashington dhe Nju Jork.Vizita e tij në Amerikën e Veriut do të përfundojë të dielën në Filadelfia.