Reforma e shërbimeve publike, Harito prezanton formularët unikë
Qeveria është vetëm një hap larg konkretizimit të reformës të shërbimeve publike. Ministrja e Inovacionit, Milena Harito u shpreh se kjo do të bëhet e mundur në saj të fondit të siguruar nga Banka Botërore. Duke prezantuar edhe formularët e rinj unikë me të cilat do të pajisen 15 institucione.Milena Harito: Tashmë për 280 shërbime dhe për 15 institucine kemi këtë lloj formulari unik. Nuk është shpikje e jona është dicka që ekziston në të gjitha vendet, por që tashmë do të aplikohet në të gjitha institucionet tona dhe procedurat kanë filluar me këto institucione që prej muajit korrik.Për ambasadoren e BE, Romana Vllahutin kjo reformë do të ketë një rol thelbësor edhe në uljen e korrupsionit.Romana Vlahutin: E ofrojmë këtë asistencë në shërbimet publike për 2 arsye. Së pari për të dhënë munëdsi qytetarëve shqiptarë që të kenë shërbime më cilësore por edhe për të shmangur korrupsionin.Programi i hartuar nga ministria e shtetit për inovacionin dhe administratën publike synon të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e shërbimeve që u ofrohen publikut./Oranews.tv/