Çdo ditë dy orë në këmbë për në shkollë, në dimër rrezikohen nga kafshët

Nxënësit e një fshati të Bulqizës janë të detyruar të bëjnë çdo ditë dy orë rrugë në këmbë për të ndjekur mësimet në shkollën e largët të zonës. Ata janë të detyruar të udhëtojnë përmes pyllit, ku gjatë dimrit rrezikohen dhe nga kafshët e egra. Banorët e fshatit apelojnë Bashkinë tu sigurojë një mundësi transporti për rrugën e dëmtuarqë të vegjëlve t'u lehtësohet shkollimi.Fëmijët e fshatit Zall-Strican në rrethin e Bulqizes, nga klasa e parë deri në të nëntën janë të detyruar të ecin çdo ditë dy orë në këmbë nëpër pyll, nëpër baltë, shi, apo borë, si e vetmja mundësi për të mbërritur deri në shkollën që ndodhet në fshatin Strikcan.Banorët e fshatit i bëjnë thirrje bashkisë së Bulqizës të vendosë një furgon për transportin e të nxënësve të vegjël, pasi gjatë dimrit rrezikohen dhe nga kafshët e egra."Këtu ka shumë egërsi, duhet ti shoqërojmë kalamajtë, do na vdesin fëmijët rrugëve. Në kërkojmë të vihet një furgon, e paguajmë vetë me lekët tona, vetëm të na vijë tek dera", u shpreh një prind."Hasnim nëper egërsira, kemi ecur me dëborë deri në një metër", u shpreh një nxenese.Fshati Strikcan, pjesë e njësisë administrative të Zerçanit, ndodhet 20 km larg qytetit të Bulqizës./Oranews.tv/