Rama i propozon Gaianit të bëhet nënshtetas shqiptar: Na përfaqëso në Romë
Ambasadori Italian Massimo Gaiani pas pak ditësh do të largohet nga Tirana pasi i mbaron mandate si përfaqësues i Italisë në vendin tonë.Kryeministri Edi Rama duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë me ambasadorin tha se i kishte propozuar Gaianit të marrë nënshtetësinë shqiptare të bëhej ambasadori i Shqipërisë në Romë.Madje një ofertë e tillë tha Rama do të mbetet e hapur nëse detyra që i ngarkon ministria e Jashtme italiane nuk do t’i pëlqejë.“I kërkova të marrë nënshtetësinë shqiptare dhe të bëhej ambasadori jonë në Romë. Nëse detyra e re nuk do të jetë në lartësinë e duhur është gjithmonë mundësia për tu kthyer në këtë shtet dhe ta prezantosh denjësisht” tha Rama në forumin e biznesit Shqipëri-Itali[caption id="attachment_585286" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forumi me përfaqësinë e federatës së industrialistëve të rinj italianë ne Tirane[/caption]/Oranews.tv/